Jashari zëvendëson Selmanin në Kombëtaren e Kosovës
Sulmuesi Muharrem Jashari është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e tetorit.
Kosova më 12 tetor do të luajë në udhëtim tek Lituania, derisa tri ditë më vonë do të përballet me Qipron në ‘Fadil Vokrri’.
Jashari për herë të parë do të vesh fanellën e Dardanëve. Ai do të zëvendësojë sulmuesin Astrit Selmanin.
Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi, ka bërë më dije se Jashari do të zëvendësojë Selmanin.
“Në vend të Astrit Selmanit, ekipit i bashkohet Muharrem Jashari”, thuhet në njoftimin e FFK-së.