Osmani takon Macron-in: Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Zonja e Parë, Brigitte Macron dhe Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Louise Mushikiwabo, në Samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë.
Osmani, në një postim në Facebook, ka shkruar se Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare.
“Pritja nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Zonja e Parë, Brigitte Macron dhe Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë Louise Mushikiwabo në Samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë. Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare!”, ka shkruar Osmani, raporton rtk.