Istogu – Kastrioti, derbi i fundjavës
Istogu – Kastrioti është derbi i xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Kjo ndeshje zhvillohet sonte nga ora 19:00 në Banjë.
Kampioni në fuqi, Istogu, llogaritet favorit, por ekipi ferizajas ka nisur mirë edicionin dhe udhëton për befasi.
Istogu në xhiron e parë pësoi nga Ferizaj. Më pas shënoi fitore të vështirë ndaj Samadrexhës, kurse në xhiron e tretë e mposhti Vushtrrinë.
Kastrioti në xhiron e parë mposhti Besën. Në xhiron e dytë ishte i lirë e në të tretën fitojë në Samadrexhë.
Ndërkaq, të shtunën luhet ndeshja Prishtina – Samadrexha, që fillon në ora 16:30, derisa ndeshjet Ferizaj – Besa dhe Vushtrria – Shqiponja janë shtyrë për shkak të sfidave evropiane të Ferizajt.