Porto dhe United ndajnë pikët, humbet Besiktas i Rashicës

Porto dhe United ndajnë pikët, humbet Besiktas i Rashicës

Kanë përfunduar edhe nëntë ndeshjet e fundit të xhiros së dytë të Europa League.

Në sfidën kryesore të mërkurës mbrëma, Porto dhe Manchester Unitedi ndanë pikët duke luajtur baras 3-3.

Dueli mes skuadrës portugeze dhe ‘Djajve të Kuq’, ka prodhuar një superndeshje me raste të shumta dhe gjashtë gola të shënuara.

Ishte skuadra angleze e cila përmes Rashford (7’) dhe Hojlund (20’), kalojë në epërsi prej 0-2.

Megjithatë, skuadra më e madhe portugeze, nuk u dorëzua duke përmbysur avantazhin e mysafirëve.

Fillimisht Pepe (27’) ngushtojë epërsinë në 1-2, kurse, Omerdion (34’), barazoi shifrat në 2-2, derisa i njëjti lojtar në minutën e 50-të kalojë për herë parë Porton në epërsi prej 3-2.

Dhe kur pritje se skuadra portugez do të triumfojë në këtë duel, kështu nuk mendoi Maguire (90+1), i cili më kokë ia siguroi një pikë skuadrës së Erik Ten Hag.

Natë aspak e mirë ishte edhe për Besiktasin e Milot Rashicës, e cila u mund në shtypin e tyre nga Eintracht Frankfurt, me rezultat 1-3. Reprezentuesi i Kosovës ishte titullar në këtë ndeshje.

Fitore të madh ka shënuar Lyon duke mundur në udhëtim Rangers, me rezultat të thellë prej 0-4.

Të gjitha rezultatet:

Share This