Federata angleze ëndërron Guardiolën
Lee Carsley pak muaj më parë u emërua përkohësisht trajneri i Anglisë pas largimit të Gareth Southgate.
Megjithatë, aventura e Carsley në krye të ‘Tre Luanëve’ duket se nuk do të zgjasë shumë.
Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Anglisë, janë në kërkim të trajnerit të ri.
Sipas medieve britanike, trajneri aktual i Manchester City-t, Pep Guardiola është në krye të listës së për timonier të ri të Anglisë, derisa tashmë mësohet janë eliminuar emrat si Graham Potter, Eddie Howe, Jurgen Klopp dhe Thomas Tuchel.
Guardiola thuhet se është ëndrra e Federatës së Futbollit të Anglisë.
Strategu spanjoll me kampionët në fuqi të Premier League-s ka kontratë deri në verën e vitit 2025.
Madje, siç raportohet, Federata angleze tashmë është duke përgatitur një superofertë për Guardiolën.