Pioli: Milani im pa limite, derbet e kaluar s’kanë rëndësi
Trajneri i Milanit doli sot përpara gazetarëve për të komentuar derbin e parë të “Madonnina”-s për këtë sezon.
Stefano Pioli ishte i bindur se skuadra e tij nuk ka limite nëse gjen futbollin e shpalosur vetëm muaj më parë.
“Djalli kuqezi” nis një javë mjaft të rëndësishme pasi të martën do të ndeshet me Njukasëllin në takimin e parë për sezonin e ri të Champions-it.
I pyetur nëse dueli me “qymyrxhinjtë” do të ndikojë në derbin e nesërm, Pioli tha: “Nuk dua që të dëgjoj asnjë fjalë në lidhje me ndeshjen me ekipin anglez. Përpara kemi derbin dhe duhet të jemi të përqëndruar plotësisht në këtë duel”.
Trajneri tregon se përpara startit të kampionatit ishte kurizo të shikonte si do të performonte skuadra e tij.
“Të them të drejtën nuk mund të fsheh se isha kurioz të shikoja si do të paraqiteshin lojtarët e rinj, të cilët kemi afruar në merkaton e fundit verore”, tha trajneri.
I pyetur nëse Zhiru është Ibra “i radhës”, 57-vjeçari tha: “Si Ibra nuk bëhen dy. Sigurisht ekipit të Milanit nuk i mungojnë lojtarët me karakter dhe personalitet. Olivje është njëri prej tyre”.
Mes të tjerash Piolit iu desh që të përgjigjej nëse Milani kishte arritur që të ngushtonte diferencat me Interit, i cili ka dominuar derbet e fundit.
“Për takimet e kaluara nuk më intereson gjë, pasi rëndësi ka takimi i radhës”, tha Pioli.