Rikthehet Champions-i, Lille e Zhegrovës sfidon Real Madridin

Rikthehet Champions-i, Lille e Zhegrovës sfidon Real Madridin

Emocionet e ligës më të madhe evropiane, Ligës së Kampionëve rikthen këtë mesjave.

Sonte do të luhen nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së dytë, sfida këto që pritet të prodhojnë duele joshëse.

Arsenal-PSG është kryendeshja e natës së sotëm, duel ku që luhet në ‘Emiratës’ dhe që pritet të sjellë një përballje të fortë pasi që të dy skuadrat synojnë që të shkojnë sa më larg në garën më të atraktive në Evropë.

Duel dramatik pritet të luhet edhe ballafaqimin Bayer Leverkusen-AC Milan.

Ndërkaq, nëntë duele tjera të kësaj xhiro, do të luhen të mërkurën mbrëma.

Padyshim se për futbolldashësit kosovar sfida kryesore nesër mbrëma është përballja mes Lilles dhe Real Madridit, sfidë në të cilën ylli kosovar i skuadrës franceze Edon Zhegrova, i cili po kalon formë mjaft të mirë tek Lille, synon t’i shënon gol kampionëve në fuqi të Evropës.

Ndeshja mes Lilles dhe Real Madridit do të nis në orën 21:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Share This