Kurti: Strukturat kriminale serbe e kanë humbur betejën në Kosovë
Kryeministri Albin Kurti para studentëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaroi se se strukturat paralele brenda Kosovës e kanë humbur betejën. Ai theksoi se Kosova aktualisht ka siguri dhe stabilitet.
“Serbët në Kosovë janë çliruar nga ato struktura kriminale, por nuk ka entuziazëm dhe nuk ka lumturi, e kjo po më shqetëson. Dua të jenë të lumtur”, tha Kurti në një ligjëratë në Universitetin Yale, në Shkollën Jackson për Çështjen Globale.
“Beogradi zyrtar nga kënvështrimi im vuan nga trauma paradoksale. Ata kanë humbur diçka që nuk e kanë pasur, sepse nëse ke diccka dhe pastaj e humbë, herët ose vonë ti mund ta kthesh prapa, por nëse humb diccka që kurrë se ke pasur është shumë problem, dhe unë mendoj se ajo ka ndodhur”, deklaroi Kurti.
Ai tha se për këtë , duhet ndihmë nga BE, SHBA, NATO dhe shtetet demokratrike, të ndihmojnë Serbinë të emancipojë vetën nga e kaluara, me emrin e Millosheviqit dhe e tashmja e presidentit Putin.
Tutje Kurti tha se Kosova është njëra ndër shtetet e botës që iu është bashkuar sanksioneve të shteteve ndaj Rusisë pas luftës në Ukrainë.
Ai përmendi edhe Serbinë e cila ende nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, dhe ka folur për bashkëpunimin e Serbisë me Rusinë dhe Kinën.
“Lufta në Ukrainë është luftë që ndodhi pas 100 viteve në Evropë. Por kjo nuk do të thotë nëse ne nuk jemi të përfshirë nuk jemi të afektuar. Ne jemi veçanërisht të cenueshëm nga agresioni rus, sepse Serbia mban lidhje të ngushta me Rusinë. Lidhjet nuk janë pothuajse historike apo fetare. Dy vende që janë thellësisht të orientuara nga ekonomia dhe ideologjia”, ka deklaruar Kurti.
Kurti para studentëve foli për Kosovën dhe tregoi mes tjerash tregoi për përparimin e vendit gjatë 25 vjetëve të fundit.
“Unë kam dy këndvështrime për Kosovën. Njëra perspektivë është si i jashtëm, një qytetar që ka analizuar dhe kritikuar qeverinë, tjetra perspektivë është ai nga pozicioni i dikujt që është në pushtet. Nga të dyja këndvështrimet mund të them se ky është një vend që vlerëson lirinë, dhe ndërtimin e një shoqërie demokratike të bazuar në sundimi e ligjit”, tha Kurti.
Ai mes tjerash theksoi se pret që vitin e ardhshëm të bëhet hapi drejt marrjes së statusit të shtetit kandidat për integrim në BE.
“Presim vitin e ardhshëm që Komisioni Evropian t’ia dorëzojë Kosovës mijëra pyetje së bashku me statusin e shtetit kandidat. Në një anë e patëm liberalizimin e vizave pa këto mosnjohje. Spanja njohu pasaportat e Kosovës, e me pasaportën e Kosovës shkon në Madrid. Nuk ishte kështu para 1 janari të këtij viti. Po ashtu kemi MSA-në që është marrëveshje kontraktuale që kemi me BE-në. Por, për t’iu bashkuar BE-së ne duhet të na njohin ato pesë shtete mosnjohëse, sa më shpejt më mirë. Punojmë në forume multilaterale por edhe në takime biletarale. Atmosfera drejt njohjes është më e mirë. Ka hapa të vogël konkretë. Nuk jemi ende te ajo pika kur ato do t’i bashkohen shumicës”, tha Kurti. /rtk/