City ndalet edhe nga Newcastle
Pa futbollistin kryesor të skuadrës, Rodrin, Manchester City të shtunën është ndalur në barazim me rezultatin 1:1 nga Newcastle Unitedi.
Ndeshja i takoi xhiros së gjashtë të Premier Leagues.
Skuadra e Cityt kaloi e para në epërsi në minutën e 35-të. Mbrojtësi kroat, Joshko Gvardiol shënoi për 1:0. Pjesën e parë, City e mbylli në epërsi.
Por në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 57-të, vendësit i barazuan shifrat me golin që e shënoi sulmuesi anglez, Anthony Gordon nga penalltia të cilën e fitoi vetë.
Mesfushori spanjoll, Rodri e ka humbur edicionin 2024/2025 për shkak të lëndimit, shkruan GE.
Për Cityn ky ishte barazimi i dytë këtë edicion. Ka edhe katër fitore.
Ndërsa Newcastle ka tri fitore, një humbje dhe dy barazime.