Theo shkruan historinë, arrin rekordin që mbahej nga “legjenda” Maldini
Theo Hernandez vazhdon të tregojë javë pas jave se është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Milanit. Mbrojtësi francez gjeti rrugën e rrjetës mbrëmjen e djeshme kundër Leçes dhe arriti të barazojë një rekord të vendosur nga një legjendë e klubit kuqezi.
Me golin e realizuar kundër Leçes, Theo Hernandez shënoi golin e tij të 29-të me fanellën kuqezi, duke barazuar Paolo Maldinin si mbrojtësi që ka shënuar më shumë gola në historinë e Milanit.
Edhe vetë Maldini, flamuri i kuqezinjve, e komplimentoi francezin për këtë arritje në rrjetet sociale: ” Theo i madh. Ndryshimi i vogël është se mua m’u deshën 25 vjet, ty tu deshën 5 vite. Ti je i veçantë!”