Taulant Hodaj i reagon gazetarit Mehmetaj: Po thirreni në vendime të falsifikuara

Taulant Hodaj i reagon gazetarit Mehmetaj: Po thirreni në vendime të falsifikuara

Gjeje më poshtë vendimin Origjinal të OAK-së që konstaton krejt të kundërtën e asaj që thoni, pra “nuk ka ka shkelje disiplinore dhe as konflikt interesi”

Fakti që ju po e injoroni këtë nuk më befason, sepse ju dhe media juaj tashmë njiheni si shpifës dhe manipulues për interesa të grupeve kriminale të interesit. Për fyrjet dhe shpifjet  e juaja, do sqarohemi deri në presjen dhe pikën e fundit në Gjykatë.
Ja disa nga shumë e shumë të vërtetat për juve:
1.⁠ ⁠Kallëzim penal kundër Lirim Mehmetaj për Mashtrim (shih dokumentin në postim)
2. Baton Haxhiu hetohet nga SPAK për shantazh dhe mashtrime me inceneratorët në Shqipëri.
https://www.facebook.com/share/v/vTSqf717Z3EUWw3G/
3.⁠ ⁠Baton Haxhiu i dënuar për shpifje:
https://shorturl.at/gOszv
Shkelja më e madhe këtu është që si mashtrues dhe manipulues që jeni, ju po vazhdoni me u thirrë dhe manipulu me dokumente gjysmake dhe të falsifikuara, për të cilin do të mbani përgjegjësi.
Lirim, unë kam bërë pretendime të cilat mund t’i vërtetoj, e me padurim po pres që edhe ti mi vërtetu pretendimet e tua në debat.
Në filliim ti nuk ishe pjesë e shpifjeve, dhe ju bëra ftesë gazetarit dhe shefit tuaj Baton Haxhiu për përballje televizive. Lirim, “qohuni delni në debat të tre dorë për dore, Baton, Valon, Lirim, të tretë në debat, përpara meje’’ Nëse hezitojnë ata dy, me padurim po pres debat veq me ty.
Lirim, tashmë unë e kam konfirmu pjesëmarrjen në debat me ty këtë të dielë. Pse se konfirmove ende?
Mezi po pres të shihemi!

Share This