Zelensky: Rusia vetëm nëse detyrohet mund të arrijë paqe
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia vetëm nëse detyrohet mund të arrijë paqe, teksa në paraqitjen e tij para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e cilësoi Korenë e Veriut dhe Iranin si “bashkëpunëtorë” të Rusisë në luftën kundër Ukrainës, shkruan Rel.
Zelenksy tha se Rusia tha se thirrjet e Moskës për dialog janë të pasinqerta.
“E dimë se disa në botë duan të flasin me [presidentin rus, Vladimir] Putin”, tha Zelensky, “për të dëgjuar ndoshta prej tij se është i zemëruar se ne po ushtrojmë të drejtën tonë për të mbrojtur popullin tonë”.
Zelensky i cilësoi pikëpamjet e tilla si “çmenduri”.
“[Presidenti rus, Vladimir] Putin ka thyer shumë norma dhe rregulla ndërkombëtare dhe ai nuk do të ndalet vetë. Rusia vetëm nëse detyrohet mund të arrijë paqe dhe kjo është pikërisht ajo që na duhet, ta detyrojmë Rusinë në paqe, si agresoren e vetme në këtë luftë, shkelësen e vetme të Kartës së OKB-së”, tha Zelensky.
Udhëheqësi ukrainas tha se lufta një ditë do të mbarojë, por jo për shkak se “dikush u lodh nga lufta”, apo përmes tregtisë me Putinin, referencë për propozimet që Ukraina duhet të heqë dorë nga territori që Rusia ka marrë nën kontroll gjatë luftës.
“Kjo luftë nuk mund të qetësohet përmes bisedimeve. Nevojitet veprim”, tha Zelensky, duke falënderuar shtetet që i kanë ofruar ndihmë shtetit të tij.