Forcat ruse bombardojnë qytetin jugor të Ukrainës, Zaporizhian

Forcat ruse bombardojnë qytetin jugor të Ukrainës, Zaporizhian

Të paktën 16 persona u plagosën në një sulm ajror rus në qytetin jugor të Ukrainës, Zaporizhia, thanë sot autoritetet lokale.

“Kjo ishte hera e parë që qyteti ishte shënjestruar me të ashtuquajturat bomba rrëshqitëse”, sipas raporteve të medieve ukrainase.

“Sulmi gjatë natës dëmtoi 13 ndërtesa banimi, dy kopshte dhe disa makina”, konfirmoi policia ukrainase.

Qyteti ndodhet rreth 60 kilometra larg centralit bërthamor të Zaporizhias, i cili është i pushtuar nga ushtria ruse.

Avionët luftarakë rusë lëshojnë bomba rrëshqitëse pranë vijës së frontit. Më pas, municionet drejtohen drejt objektivave të tyre në një distancë prej dhjetëra kilometrash. Këto bomba, që mbanin disa qindra kilogramë eksploziv, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv dhe vende të tjera.

Për t’iu kundërvënë sulmeve të tilla, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po kërkon leje për të përdorur armë perëndimore kundër bazave ajrore në brendësi të Rusisë, por aleatët më të fortë të Kievit kanë hezituar nga frika se mos shkojnë drejt një konfrontimi të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se nëse Perëndimi lejon që Kievi të përdorë armë me rreze të gjatë – për të goditur objektivat në territorin rus, kjo do të thoshte se NATO po hynte në luftë.

Zelensky ndodhet në SHBA për të diskutuar atë që ai e quajti një “plan fitoreje”.

Në videomesazhin e tij të përditshëm, ai tha se do të takohej me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, si dhe me kandidatët presidencialë Kamala Harris dhe Donald Trump.

Gjatë vizitës së tij në SHBA, Zelensky gjithashtu do të marrë pjesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe do të mbajë një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Plani i Fitores së Ukrainës do të jetë në tryezën e bisedime të të gjithë aleatëve tanë”, postoi ai në X. /ATSH/

Share This