Maqedonci pret delegacionin e Gardës së IOWA-s, kërkon të thellohet bashkëpunimi me FSK-në
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se sot bashkë me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin pritën në takim delegacionin e Gardës Kombëtare të IOËA-s të ShBA-së të kryesuar nga zëvendëskomandanti i Gardës së IOWA-s, Gjeneralbrigade McClintock dhe Shefja e Shtabit e Gardës Kombëtare Ajrore të IOËA-s, Gjeneralbrigade Samenus.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se në fjalën e tij hyrëse falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në veçanti Gardën Kombëtare të IOWA-s për bashkëpunimin shembullor me FSK-në, dhe kërkoi që ky bashkëpunim të thellohet dhe zgjerohet edhe më tej.