Haaland është një makineri golash, barazon rekordin e CR7
Erling Haaland vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Manchester City, duke shënuar gola të rëndësishëm javë pas jave.
Sulmuesi norvegjez ka shënuar edhe kundër Arsenalit, në ndeshjen e madhe të vlefshme për javën e pestë të Premier League-s. Tashmë janë 10 gola në 7 ndeshje sezonale (të gjitha të shënuara në kampionat), 100 gjithsej me fanellën e “qytetarëve”.
Një shifër që e bën atë të barazojë një rekord historik, atë të Cristiano Ronaldos, i cili është lojtari që ka shënuar 100 gola në numrin më të vogël të ndeshjeve me të njëjtën skuadër.
Portugezi kishte nevojë për 105 ndeshje, për të shënuar 100 gola me fanellën e Realit të Madridit. Po aq ndeshje iu deshën edhe Haaland për të arritur kuotën e 100 golave.