Spektakël në BayArena, Boniface nderon Leverkusenin
Spektakël në BayArena në Leverkusen këtë pasdite me ekipin vendas përballë një Wolfsburgu të vendosur, që kaloi dy herë në epërsi, por nuk mundi ta ruante. Miqtë në fakt e thyen ngërçin në minutën e 5-të falë autogolit të Mukiele, por u parakaluan nga “Aspirinat” me golat e Wirtz dhe Tah.
Mirëpo, miqtë e përmbysën para përfundimit të pjesës së parë me Bornauë dhe Svanberg.
Në pjesën e dytë Bayer menjëherë barazoi me Hincapie, por goli i fitores, me Wolfsburgun në 10 për shkak të kartonit të kuq të Gerhardt në minutën e 88-të, erdhi vetëm në shtesë falë Boniface që lejoi Leverkusen të ngjitej në kuotën e 9 pikëve në klasifikim.