Superliga vjen sot me dy supersfida

Superliga vjen sot me dy supersfida

Elita e futbollit të Kosovës vjen sot me dy ndeshjet e fundit të javës së gjashtë.

Kryesfida e kësaj xhiro do të luhet në Gjilan, ku do të përballen Drita dhe Ballkani, duel ky që pritet të sjellë një ndeshje interesante pasi që të dy skuadrat synojnë titullin e kampionit këtë edicion të garave.

Kampioni në fuqi i Kosovës, aktualisht ka dhjetë pikë, katër më shumë së Drita.

Malisheva-Gjilani, është një tjetër ndeshje e rëndësishme që do të luhet sot.

Skuadra e Bekim Isufit po kalon formë të mirë këtë sezon dhe aktualisht ka 10-të pikë, pesë më shumë së gjilanasit.

Superliga /Java e gjashtë

Sot takohen:

Malisheva-Gjilani

Drita-Ballkani

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00.

Të dy ndeshjet fillojnë në orën 15:00.

Share This