Platini: Futbolli modern i mërzitshëm, të luhet me 10 lojtarë
Futbolli modern po bëhet gjithnjë e më i mërzitshëm. Por këtij problemi i jep zgjidhje Mishel Platini me propozimet e tij.
Përtej mërzisë së një futbolli që është më shumë i vëmendshëm ndaj pasimeve, ish-futbollisti i Juventusit propozon që të hyjnë në fushë skuadra me dhjetë lojtarë. Kështu do të krijohen hapësira të reja në fushë dhe do t’u lejohet lojtarëve të vrapojnë më shumë.
“Nevojitet të hiqet një, e skuadrat të luajmë me dhjetë lojtarë. Në 1900, filloi të luhej me 11 lojtarë, por në atë kohë lojtarët vraponin më pak, ishin më të ngadaltë dhe gjithashtu më pak të fortë fizikisht. Kështu që mund të jetë një gjë e mirë të kufizohet numri i lojtarëve sepse do të lironte hapësira në fushë”, ka thënë Platini.
Ideja e ish-presidentit të UEFA-s dhe 3 herë fituesit të topit të artë lidhet me analizën e futbollit të sotëm.
“Njerëzit e brezit tim nuk shikojnë më futbollin që luhej më parë. Bëhen shumë pasime prapa se sa përpara. Nuk dua të bëhem kritik, por në epokën time kemi parë më shumë futboll sulmues”, ka pohuar ai.
Prandaj propozimi që do të kishte efektin e një revolucioni në një sport të cilin Marco Van Basten, si konsulent i FIFA-s, ishte përpjekur ta evoluonte me ide të ndryshme, duke modifikuar pozicionin jashtë loje, duke hequr kohën shtesë, duke vendosur një përjashtim të përkohshëm, përputhet edhe me idenë e Platinit.