Avokati Smakiqi: Dejona Mihali duhet të intervistohet si e dyshuar, jo si dëshmitare
Avokati Xhevdet Smakiqi ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që Dejona Mihali të intervistohet si e dyshuar e jo vetëm si dëshmitare për shumë vepra penale.
Ai ka bërë me dije se Mihali ka ushtruar ndikimin e saj në shumë vendime.
Smakiqi ka shkruar në “Facebook” se ajo ka ndikuar në pasurimin e dostav të saj.
“Dejona Mihajli shefja faktike e LV-së dhe eprorja e Albin Kurtit, nga Prokuroria Speciale e Kosovës, posaçërisht duhet të vërtetohet identiteti i saj, origjina familjare dhe e kaluara e saj deri në arritjen në majën e vendimmarrjes politike të LV-së, të cilën e shfrytëzoi për pasurim të dostave të saj dhe prishjen e raporteve të Republikës se Kosovës më Amerikën BE-në, KFOR-in/NATO-n. Dejona Mihajli ka ushtruar dhe ushtron ndikim faktik politik në vendimmarrje institucionale ne nivel qendror dhe lokal ku LV-ja ka shumicën dhe fuqinë politike. Prandaj ajo duhet te intervistohet si e dyshuar jo dëshmitare për shumë vepra penale në këto 4 vjet që ndërlidhen me ndikimin e saj faktik ne vendimmarrje, mbi një proces te drejte objektiv dhe te paanshëm të akuzohet dhe gjykohet, fundja nëse del e pafajshme pastrohet figura e saj, por edhe qetësohet Republika e Kosovës”, ka shkruar Smakiqi.