Flick pas humbjes nga Monaco: Ne do t’i arrijmë objektivat tona

Flick pas humbjes nga Monaco: Ne do t’i arrijmë objektivat tona

Barcelona u mund nga Monaco (2-1), të enjten mbrëma në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve, megjithatë, trajneri i katalonasve, Hansi Flick beson se skuadra e tij, mund të shkojë lart në këtë event të garave evropiane.

Strategu gjerman mendon se ndeshja ndryshoi pas kartonit të kuq.

“Ndeshja ndryshoi pas kartonit të kuq në minutën e 10-të. Ne jemi përpjekur në çdo kohë. Ne u mbrojtëm me pasion, por patëm disa aspekte pozitive në lojë, por në fund ata futën lojtarë të shpejtë dhe ne duam ta pranojmë humbjen. Sigurisht që kur të kthehen lojtarët e tjerë ne do të jemi më të fortë”, ka thënë Flick.

“Ne jemi një skuadër që i kemi mundësitë për të bërë një paraqitje të mirë në Ligën e Kampioneve. Kanë mbetur edhe shtatë ndeshje dhe ne do t’i arrijmë objektivat tona”, ka theksuar ai.

Share This