Të shtënat me armë në ahengje, MPB-ja tregon numrin e armeve të konfiskuara
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë me dije se gjatë muajit gusht, policia në lidhje me incidentet dhe të shtënat me armë në ahengje ka pranuar 74 raportime nga qytetarët e ka hapur 121 raste.
Sipas MPB-së, gjatë gushtit, policia në lidhje me incidentet dhe të shtënat e armëve në ahengje ka konfiskuar 71 armë, 824 municione, ka arrestuar 70 persona dhe tre të tjerë janë lënduar.
“Bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Më tej, ministria u bëri thirrje qytetarëve që t’i lajmërojnë në polici rastet e gjuajtjes me armë nëpër ahengje familjare.