Mbappe: Kur luan të Reali ke dëshirë të fitosh çdo titull

Mbappe: Kur luan të Reali ke dëshirë të fitosh çdo titull

Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madridi aventurën e re në Ligën e Kampionëve e ka nisur me fitore.

‘Los Blancos’ mundën në ‘Bernabeu’ Stuttgartin (3-1), në xhiron e parë të këtij sezoni në elitën e futbollit evropian.

Ylli i madrilenëve, Kylian Mbappe, i cili shënoi golin e parë në fitoren ndaj skuadrës gjermane, është shprehur i lumtur me fitoren dhe golin e realizuar.

“Ishte një mbrëmje e madhe dhe speciale. Donim që ta nisnim Ligën e Kampionëve me një fitore, por nuk ishte shumë e lehtë. Ligën e Kampionëve është gjithmonë e tillë. Ne fituam ndeshjen e parë dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse kompeticioni ka ndryshuar dhe nuk e dimë se çfarë risish do të ketë dhe nuk bëjmë dot llogari”, ka thënë Mbappe.

Ish-futbollisti i PSG-së thotë se me fanellën e Realit synojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet.

“Kur luan për një klub si Reali i Madridit ke dëshirë që të fitosh çdo titull. Me këtë stemë që mbajmë duhet që t’i fitojmë të gjitha ndeshjet dhe të luftojmë për të dominuar. Të shohim se çfarë do të ndodhë në këtë sezon. Unë kam besim, ashtu si të gjithë”, ka theksuar Mbappe.

Share This