Trupat britanike arrijnë në Kosovë, KFOR publikon pamjet
Misioni paqeruajtës i NATO-së në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se disa ushtarë britanik kanë arritur në Kosovë.
KFOR ka publikuar pamjet nga zbarkimi i tyre dhe ka treguar se trupat britanike janë vendosur përkohësisht në Kosovë për stërvitje rutinë me trupat tjera.
Kjo stërvitje vjen si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur sigurinë dhe stabilitetin në rajon, duke përgatitur forcat e NATO-s për reagim të shpejtë në rast të ndonjë emergjence.
“Personeli britanik nga Regjimenti Mbretëror i Yorkshire, i caktuar në forcat rezervë të NATO-s në mbështetje të misionit të udhëhequr nga NATO #KFOR, është dislokuar përkohësisht në Kosovë për një stërvitje rutinore të Repetimit Operacional me trupa të tjerë të KFOR-it”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.