Flick para sfidës me Monaco-n: Barça mund ta fitojë Chmpions-in

Flick para sfidës me Monaco-n: Barça mund ta fitojë Chmpions-in

Trajneri i Barcelonës Hansi Flick, në prag të përballjes me Monaco-n, ka thënë se skuadra e tij mund ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Monaco dhe Barcelona do të ndeshen nesër mbrëma në kuadër të xhiros së parë të elitës së futbollit evropian.

Sipas Flick, Barcelona është e gatshme të përballet me klubet e mëdha.

“Mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Klubet e mëdha si Barcelona dëshirojnë të fitojnë tituj dhe Liga e Kampionëve është gara më i mirë në botë”, ka thënë Flick.

“Jemi gati për t’u përballur me më të mirët”, ka theksuar strategu gjerman.

Ndeshja Monaco-Barcelona fillon në orën 21:00.

Share This