Hovenier: Mbështetja jonë për Kosovën, e çeliktë dhe nuk ndryshon
Ambasadori Jeff Hovenier, në ceremoninë e mbajtur për shënimin e 25 vjetorit të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), ka thënë qeveria e ShBA-së është e palëkundur në mbështetjen e saj ndaj Kosovës.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Hovenier ritheksoi se qëndrimin e Qeverisë së ShBA-së për Kosovën.
“E bëj sepse nuk mendoj se është shumë e rëndësishme për të mos pasur keqkuptime apo keqinterpretime të qëndrimit të ShBA-së. Më 2008, ShBA e njohu Kosovën si shtet të pavarur e sovran. E bëmë këtë mbi bazën e përkushtimit të fuqishëm nga autoritetet e Kosovës në atë kohë që do të t’i implementojnë përkushtimet e bëra në Planin e Ahtisaarit për themelimin e një shtetit demokratik, multi-etnik dhe gjithëpërfshirës. Qëndrimi i ShBA-së nuk ka ndryshuar, është i palëkundur dhe nuk do të ndryshojë”, potencoi ambasadori amerikan.
“Ne nuk e pranojmë si të vërtetë asnjë përpjekje që vë në pikëpyetje statusin e Kosovës apo institucioneve të tij. Më lejoni të jem i qartë: Kushtetuta e Kosovës është legjitime dhe jemi krenarë për rolin tonë në mbështetje të popullit të Kosovës teksa e zhvilluan atë. Më lejoni të jem i qartë: Institucionet e shtetit të Kosovës janë krejtësisht legjitime dhe jemi krenarë që kemi ndihmuar në krijimin dhe konsolidimin e atyre institucioneve, përfshirë edhe asistencën nga NDI dhe partnerët tjerë”, deklaroi Hovenier.
“Dua të ritheksoj edhe një pikë kyçe: premtimi i Kosovës është si shtet i pavarur, sovran e multi-etnik, me mbrojtje të veçantë për të drejtat e pakicave, dhe jemi krenarë me rolin që kemi luajtur për të ndihmuar partnerët e Kosovës për të avancuar këtë vizion, dhe vazhdojmë përpjekjet tona për të punuar me qeverinë aktuale në kërkim të bashkëpunimit më të afërt për të parë se ky vizion është realizuar. Vizioni ynë mendoj se është shumë i qartë: Kosova gëzon një shoqëri në të cilën të gjithë qytetarët jetojnë në kushte të dinjitetshme dhe të sigurta, përfshirë edhe ato nga komunitetet pakicë”.
“Dua të jem i qartë: Ne kemi qenë pjesë e procesit tuaj për të ndërtuar dhe mbështetur një shtet të suksesshëm, sovran, demokratik, multi-etnik. Përkushtimi ynë ndaj kësaj është e palëkundur, është e çeliktë. Një nga manifestimet më të mira për këtë është mbështetja jonë ndaj NDI-së dhe partneriteti ynë për të parë atë që po arrihet”, tha ai, teksa falënderoi NDI-në për punën e saj dhe përfaqësimin e ShBA-së në mënyrën më të mirë të mundshme në Kosovë.
Qeveria e ShBA-së, tha Hovenier, ka histori të vjetër të bashkëpunimit me NDI.
“I ka ofruar rreth 40 milionë dollarë për të mbështetur programe dhe aktivitete në Kosovë për këtë periudhë. Puna e NDI në Kosovë është efiçiente dhe ka pasur ndikim të madh në zhvillimin e demokracisë”.
“Qeveria e SHBA është krenare që përmes NDI ka mbështetur popullin e Kosovës për një shtet sovran dhe demokratik dhe të avancojë në trajektoren e paevitueshme për të marrë vendin që i takon në Evropë dhe anëtarësimin në BE dhe NATO”, potencoi ambasadori Jeff Hovenier.