Bajrami: Kurti po mashtron për miliardat në ekonomi

Bajrami: Kurti po mashtron për miliardat në ekonomi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për propagandë rreth rritjes ekonomike të vendit, duke theksuar se shifrat e prezantuara nga akterët e partisë në pushtet janë kryesisht rezultat i inflacionit.

Sipas Bajramit, në vitin 2021, nga rritja e deklaruar prej 1.1 miliardë eurosh në ekonomi, 230 milionë euro janë rezultat i inflacionit prej 3.4%. Ndërsa për vitin 2022, nga 978 milionë eurot e rritjes, 923 milionë vijnë si rezultat i rritjes së çmimeve.

“Në vitin 2021, 230 milionë euro vijnë prej inflacionit, pra nëse e merr këtë GDP këtu (6,772) edhe e rritë 3.4 për qind (norma e inflacionit) ti e fiton 230 milionë. Se GDP-ja është shuma e mallrave dhe shërbime që prodhon një ekonomi… ajo çka tregon 230 milionë është se ekonomia në vitin 2021 nuk tu ka ka rritë 1.1 miliardë, tu ka rritë 1.1 miliardë minus 230 milionë. Në vitin 2022 ku e kri rritjen ekonomike 978 milionë euro, 923milionë janë si rezultat i rritjes së çmimeve. Sepse e merr GDP-në e vitit 2021 e shumëzon me 11.6 për qind ta jep 923. Sa e ki rritjen reale. 55 milionë e ki”, ka thënë Bajrami.

Ajo shtoi se rritja reale e ekonomisë për atë vit ishte vetëm 55 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër është barrë për qytetarët, që kanë paguar çmime më të larta për produktet dhe shërbimet.

“Armend Muja, Albin Kurti dalin thonë ia kemi shtu ekonomisë 1 miliardë në vitin 2022. Nuk ia ki shtu ekonomisë 1 miliardë, ia ki shtuar 55 milionë. Jua ki rritë çmimet qytetarëve të Kosovës për 923 milionë”, ka shtuar Bajrami.

Të dhënat e Qeverisë, Bajrami i ka cilësuar si një manipulim, e cila sipas saj, po i rëndon barrën qytetarëve përmes çmimeve të larta.

“Dhe çka ka ndodhur në vitin 2023, d.m.th. i ki 437 milionë që të vijnë prej inflacionit, shuma e inflacionit në GDP, ndikimi i rritjes së çmimeve është 1 miliardë e 591 milionë euro. Kaq është për gënjeshtrat e pushtetit për miliardat e sjella në ekonomi. A e din çfarë do të thotë kjo, qytetarët e vendit kanë paguar çmimeve të shtrenjta”, ka thënë ndër të tjera Bajrami. /dukagjini

Share This