‘Trepça’ e pezullon nga puna edhe një punëtor
Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka larguar përkohësisht nga puna një punëtor.
Në njoftimin e publikuar në “Facebook” është thënë se ai nuk i ka respektuar rregullat e punës.
“Për shkak se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5, dhe 1.52 të Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të ‘Trepça’ Sh.A., pasi që ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës në momentin kur ka përdorur qasjen në prokurim publik me datën 12.9.2024 edhe pse i njëjti që nga data 30.8.2024 nuk është pjesë e këtij departamenti”.
“Po ashtu, me datën 17.9.2024 lënda ka shkuar në Krimet e Rënda Ekonomike për shkak se z. A.B. duke vepruar në këtë mënyrë ka bërë keqpërdorim të informatës zyrtare të paraparë në nenin 416 par.2 të kodit nr. 06/l-074, Kodi penal i Republikës së Kosovës”, ka njoftuar “Trepça”.