Kurti për kërkesat e Vuçiqit: Nuk janë aspak paqësore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shtatë kërkesat e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, nuk janë aspak paqësore, por pjesë e fushatës për konflikte të reja.
Kurti ka thënë se më parë duhet të diskutohet për kushtet paqësore, që sipas tij, i ka vendosur ai personalisht.
“Së pari duhet të flisni për tri kushtet që i kam vënë unë e që janë kushte paqësore, por edhe racionale, do më thënë janë dorëzimi te autoritetet e Kosovës si Milan Raodiçiqi, nënshkrimi i marrëveshjes dhe tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, e cila tha që nuk e pranon as pavarësinë e Kosovës as ulëset në OKB për Kosovën dhe as nuk e respekton integritetin territorial. Pra këto tri kushte janë paqësore dhe racionale, ndërkaq ato kërkesat e tij masat që bëhen nga një dëshpërim dhe paraqesin joracionalitet e nuk janë aspak paqësore, por përkundrazi pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja që padyshim se nuk kanë vend as në Kosovë as në rajonin”, ka thënë Kurti. /21Media