PSG-ja, gati të rrëmbejnë Asllanin nga Interi

PSG-ja, gati të rrëmbejnë Asllanin nga Interi

Kristjan Asllani luajti mbrëmjen e djeshme 74 minuta në ndeshjen e parë si titullar për këtë sezon me Interin.

Pavarësisht performancës zhgënjyese të kampionëve të Italisë përballë Monzës, mesfushori kuqezi ishte një ndër më të mirët në fushë për zikaltërit, i vlerësuar me notën 7.2.

Kur kanë kaluar vetëm pak orë nga kjo sfidë, emri i elbasanasit qarkullon si alternativë e mundshme për PSG në merkaton e verës. Media e njohur sportive Fichajes.net raporton se Asllani ka tërhequr interesin e kampionëve të Francës.

22-vjeçari ka qenë vlerë e shtuar të skuadra e Interit, duke siguruar ekuilibër dhe soliditet në mesfushë sa herë është aktivizuar nga Inzaghi.

Ndonëse nuk është një nga emrat kryesor të ekipit, aftësia e Asllanit për të rikuperuar topa dhe për të shpërndarë lojën ka tërhequr vëmendjen e PSG që po kërkon të forcojë skuadrën me talente të rinj dhe potencial.

Interi është i vetëdijshëm për potencialin e Asllanit dhe vlerën e tij në rritje në merkato. Megjithatë, mundësia për ta shitur, veçanërisht nëse PSG është e gatshme të ofrojë 25 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e lojtarit, do të intrigonte zikaltërit. Sakaq, te PSG, Asllani mund të gjejë platformën ideale për të bërë një hap cilësor në karrierën e tij, duke siguruar një fanellë titullar.

Share This