Medon Berisha pas barazimit me Torinon: Mund të kishim fituar
Mesfushori shqiptar i Lecces, Medon Berisha mendon se skuadra e tij, ka mundur të fitojë në duel me Torinon.
Lecce dhe Torinon luajtën pa gola në duelin e fundjavës që lamë prapa, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Serie A.
“Është një pikë e merituar, por ne e dimë se mund të kishim fituar”, ka thënë Berisha.
“Kuptohem mirë me shokët e skuadrës dhe e lexojmë mirë situatën”, ka pohuar ai.
Reprezentuesi i Shqipërisë, thotë se ai dhe bashkëlojtarët e tij gjithnjë synojnë të jep më të mirën në terren.
“Në stërvitje gjithmonë përpiqem të jap më të mirën time, në fund shpërblehem. Kur jep më të mirën, kënaqësia vjen dhe kështu është më mirë”, ka theksuar mesfushori kuqezi.