Lajm i keq për Barçën, Olmo 5 javë larg fushës së blertë
Një lajm i keq vjen për Barcelonën dhe fansat e kësaj skuadre.
Sulmuesi Dani Olmo do të jetë larg fushës së blertë për të paktën katër deri pesë javë.
Olomo pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Girona. Spanjolli, i cili shënoi një gol në fitoren e ‘Blaugranave’ ndaj Grionës (1-4), lëshoi fushën për shkak të lëndimit.
Barcelona përmes një njoftimi, ka konfirmuar se Olmo ka lënduar bicepsin femoral të këmbës së djathtë.
“Testet e kryera këtë të hënë te Dani Olmo zbuluan se sulmuesi i Barcelonës ka lënduar bicepsin femoral të këmbës së djathtë. Ai pritet të jetë i padisponueshëm për katër ose pesë javët e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Barçës.