Atentati ndaj Trump, Biden: I lehtësuar që nuk u lëndua. Siguri të vazhdueshme për ish-presidentin
Presidenti amerikan Xho Bajden (Joe Biden) ka reaguar pas tentativës për atentatin ndaj kandidatit republikan Donald Tramp (Trump), teksa ky i fundit po luante në klubin e tij të golfit në Florida. Bajden u shpreh i lehtësuar që ish-presidenti nuk u lëndua.
Ai siguroi se Shërbimi Sekret do të ketë çdo burim, aftësi dhe masë mbrojtëse të nevojshme për të garantuar sigurinë e vazhdueshme të ish-Presidentit”.
“Unë jam informuar nga ekipi im në lidhje me atë që zbatimi i ligjit federal po heton si një atentat të mundshëm ndaj ish-presidentit Trump sot. Një i dyshuar është në paraburgim dhe unë përgëzoj punën e Shërbimit Sekret dhe partnerëve të tyre të zbatimit të ligjit për vigjilencën dhe përpjekjet e tyre për të mbajtur të sigurt ish-Presidentin dhe ata përreth tij. Jam i lehtësuar që ish-Presidenti është i padëmtuar. Ka një hetim aktiv për këtë ngjarje pasi forcat e rendit mbledhin më shumë detaje rreth asaj që ka ndodhur. Siç e kam thënë shumë herë, nuk ka vend për dhunë politike apo për ndonjë dhunë ndonjëherë në vendin tonë, dhe kam udhëzuar ekipin tim që të vazhdojë të sigurojë që Shërbimi Sekret të ketë çdo burim, aftësi dhe masë mbrojtëse të nevojshme për të siguruar siguri të vazhdueshme prë ish-presidentin”, deklaroi Bajden.
Një ditë më parë, një 58-vjeçar u afrua 400 metra pranë vendit ku Tramp po luante golf. Ai u pozicionua në shkurret pranë fushës së golfit me një pushke të stilit AK. Pasi shërbimi sekret e konstatoi dhe qëlloi në drejtim të tij, 58-vjeçari Ryan Wesley Routh tentpoi të arratisej por arriti të kapej nga autoritetet. /RTSH/