Kjo Barcelonë e frikshme, e “shpartallon” Gironan
Barcelona është duke vazhduar me formën e jashtëzakonshme, duke regjistruar fitoren e pestë në pesë të mundshme në La Liga.
Katalunasit shpartalluan në udhëtim Gironan me rezultat të thellë 1:4.
Lamine Yamal vodhi një top nga mbrojtësi kundërshtar më pas e ndëshkoi Gironan për të kaluar Barcelonën në epërsi (30’).
Vetëm shtatë minuta më vonë, Yamal e dyfishoi epërsinë veçse këtë herë u asistua nga Robert Lewandowski (37’).
Forma e njëjtë e Barcelonës vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Ishte Dani Olmo që u përkujdes për golin e tretë pas një asistimi të Koundes (47’).
Kurse, fitoren e vulosi Pedri me një gol të bukur pas asistimit të talentit tjetër Casado (64’).
E tëra që bëri Girona ishte goli i nderit, i realizuar nga Stuanci nga afërsia, pasi mori një pasim të saktë prej Portus (80’).
Barcelona në fakt mbeti me një lojtar më pak shkaku i ndërhyrje të rëndë të Ferran Torresit (86’), raporton nacionale.
Kësisoj, blaugranasit janë lider në La Liga me 15 pikë të mbledhura, katër më shumë se pozita e dytë Real Madrid, derisa Girona bie në vendin e shtatë me shtatë pikë.