Rama ndan pamjet: Personazhet e operas, një me qytetarët e shumtë në sheshin “Skënderbej”
Trupa e Artistëve të Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Asamblit Popullor, në Tiranë janë gati për çeljen e sezonit të ri artistik ndërsa këtë mbrëmje publiku do të ketë mundësinë të ndjekë dy kryevepa muzikore, “Fantazia magjike e Beethoven-it dhe Requiem-i i fundit i Mozart-it.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjete sociale momente teksa trupa e Operas dhe Baletit u bashkua me qytetarët në sheshin “Skënderbej”, duke dhuruar emocione të veçanta dhe atmosferë festive nën tingujt e muzikës që shoqëruan “spektaklin” e improvizuar.
“Personazhet më të dashur të operave dolën nga skena e teatrit dhe u bënë një me qytetarët e shumtë në sheshin “Skënderbej””, shkroi Rama.
Sipas TOB-it, më shumë se 120 artistë janë angazhuar për të sjellë një koncert magjik në nisje të sezonit për të gjithë spektatorët, me dy kryeveprat botërore, Requiemin e Mozart dhe Choral Fantasy të Beethoven, raporton atsh.