Evropa përballet me dimër të hershëm, alpet mbulohen me borë
Në disa pjesë të Evropës, veçanërisht në jug, kanë përjetuar nxehtësi të fortë gjatë muajve të fundit, zona të tjera të kontinentit tani po përballen me ekstreme të tjera të motit.
Në alpet e Italisë, Austrisë e Zvicrës gjatë dy ditëve të fundit ka pasur reshje të dendura bore. Borë ka rënë poashtu edhe në zona malore të Sllovenisë.
Sipas parashikuesve meteorologjik, në malet më të larta në Ballkan mund të bie borë nga mesi i ditës së sotme, raporton rtk.