Përurohet pika më e re e Postës së Kosovës, e 145-ta me radhë

Përurohet pika më e re e Postës së Kosovës, e 145-ta me radhë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mori sot pjesë në përurimin e pikës më të re të Postës së Kosovës  në sheshin “Zahir Pajaziti”, në kryeqytet.

Bëhet e ditur se me këtë rast, kryeministri Kurti shfrytëzoi mundësinë që ta dërgonte një kartolinë me bukuritë dhe pasuritë natyrore të vendit tonë, nëpërmjet shërbimit postar të Postës së Kosovës.

“Ai e falënderoi Kryeshefen ekzekutive të Postës, Nora Rracin edhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli për punën që po e bëjnë në Postën e Kosovës, e cila së fundmi ka një flotë prej 56 motoçikletave elektrike dhe shtatë furgonëve të rinj me të cilët është më pranë qytetarëve në ofrimin e shërbimeve postar”, thuhet në njoftim e zyrës për informim të Kryeministrit.

Tutje thuhet se kryeshefja e Postës së Kosovës, Nora Rraci, falënderoi Qeverinë e Kosovës për përkrahjen e e vazhdueshme ndaj Postës së Kosovës në arritjen e misionit të tyre drejt një shërbimi sa më të mirë ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Ndërkaq, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se në secilën nga vizitat, si në Postë, por edhe ndërmarrje të tjera, me këto ndryshime, ka edhe motivim më të madh të punonjësve, duke e ditur se postierët deri vitin e kaluar nuk kanë pasur as çanta as pajisje digjitale”, thuhet në këtë njoftim.

Pika e përuruar sot është pika 145-të e Postës së Kosovës në tërë territorin e Republikës së Kosovës, raporton rtk.

Share This