Qeveria ndan 240 mijë euro për pajisje me tekste shkollore për nxënësit e Luginës
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar të mërkurën mbledhje të rregullt në të cilën ka miratuar disa vendime.
Qeveria Kurti ka ndarë 240 mijë euro për pajisje me tekste shkollore të nxënësve shqiptarë të shkollave fillore në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Kjo ndarje bëhet në bazë të Memorandumit të nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.