Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër 45 të dyshuarve për sulmin në Banjskë
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar të mërkurën për ngritjen e aktakuzës ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka thënë se Prokuroria pas grumbullimit të provave sot ka ngrit aktakuze, kundër 45 pandehur për këtë rast, pranë Gjykatës Themelore, raporton Ballkani.info.
45 të pandehur akuzohen për terrorizëm, shpërlaje parash etj.
“Për të ngritur aktakuzë është dashur të pritet gjatë, dhe pas pranimi i ekzaminimeve jashtë vendit, sot është ngritur aktakuza”, ka thënë Isufaj.
Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i armatosur serb e pati sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Nga shkëmbimi i zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serbë, ndërkaq pjesa tjetër e grupit kishte ikur në drejtim të Serbisë.
Përgjegjësinë për sulmin e pati marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili tani ndodhet në Serbi. /Ballkani.info/