Ademi reagon pas akuzave: Zyra ime e avokatisë ka përgatit padi për të gjitha shpifjet që po bëhen nga individ me agjenda të caktuara

Ademi reagon pas akuzave: Zyra ime e avokatisë ka përgatit padi për të gjitha shpifjet që po bëhen nga individ me agjenda të caktuara

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në një bisedë për Top-Channel ka thënë se është shumë krenar me skuadrën pas rikthimit të fuqishëm në Qipro, derisa ka komentuar edhe vendimin e fundit për suspendimin nga ndeshja me Qipron të tre futbollistëve.

Edon Zhegrova, Florent Muslija e Arjanet Muriq u përjashtuan nga trajneri Franco Foda dhe FFK pas thyrjes së rregulloreve të Kombëtares.

“Na kushtuar si vendim, por ata kanë thyer rregulloren, ligjin për ekip e bën stafi teknik i kombëtares. Ata kanë dalë nga grumbullimi dhe kanë thyer rregulloren e ekipit”, ka thënë Ademi, duke folur më pas edhe për akuzat që po bëhen në drejtim të tij, raporton ballkani.

“Nuk merrem me individ te caktuar që kanë agjenda të caktuar. Zyra ime e avokatis tashmë ka përgatitur padit për të gjitha shpifjet e individëve”, ka thënë Ademi.

Share This