Shkëlqimi i Kosovës ndaj Qipros, a po kthehet “Brazili i Ballkanit”?, Bujupi ylli i ardhshëm i Dardanëve
Kombëtarja e Kosovës duket se i dha fund ecurisë negative, duke marrë një fitore të madhe të Qipro.
Me një triumf 0:4, “Dardanët” i heshtën të gjithë kritikat pavarësisht raportimeve për “kaos” brenda skuadrës, duke treguar se janë mjaftë të bashkuar, shkruan Rekordi.net.
Dy gola të Vedat Muriqit, një i Albion Rrahmanit dhe një i Lumbardh Dellovës e vulosën se Kosova mund t’ia dalë më së miri dhe ende ka shpresë për kualifikim tutje.
Më e mira është që te Kosova për herë të parë pas një kohe, lojtarët që u ftuan fillimisht debutuan menjëherë, duke mos lënë mundësi për ta ndryshuar kombëtaren, ngase si shpesh herë po ndikohen nga forma si dhe menaxherët.
Fisnik Asllani debutoi titullar ndaj Rumanisë, derisa ajo që fitoi vëmendjen ishte talenti Elion Bujupi, i cili luajti si inkuadrues ndaj Qipros, vetëm në moshën 18-vjeçare.
Bujupi e dëshmoi se ka kualitetin për t’u bërë ylli i ardhshëm i Kosovës, sidomos pasi luan edhe në pozitën e anësorit përpos qendërsulmuesit.
Kësisoj, Kosova duhet të vazhdojë punën edhe në muajin tetor, ku nevojiten pa asnjë diskutim gjashtë pikë, ndaj Lituanisë e pastaj me Qipron në “Fadil Vokrri”.
Përballja më e vështirë do të jetë në nëntor ndaj Rumanisë në Bukuresht, me shpresën që rumunët të lëshojnë pikë në muajin e ardhshëm. /Rekordi.net/