Nuza ndanë drejtësinë në duelin Sllovenia U21-Qipro U21
Genc Nuza do ta gjykojë ndeshjen kualifikuese për Evropianin U21.
UEFA i beson përsëri gjyqtarëve nga Kosova për të ndarë drejtësinë në garat e nivelit të lartë.
Ndeshja e grupit H, Sllovenia U21 – Qipro U21 do të gjykohet nga gjyqtari i Kosovës, Genc Nuza.
Në këtë ndeshje, që do të zhvillohet në stadiumin “Mestni Stadion Fazanerija” në Murska Sobota, gjyqtari Nuza do të asistojë nga Besnik Morina dhe Arbnor Bullatovci, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Erdall Zasella.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 10 shtator, me fillim në orën 18:00.