Rast i pazakontë në QKUK, mjekët ia heqin 30 vjeçares gjilpërën nga fyti
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar për një intervenim të largimit të gjilpërës nga trupi i një 30 vjeçare, e cila e ka gëlltitur në mënyrë aksidentale.
Gjilpëra ka depërtuar në rrugët e frymëmarrjes, duke e rrezikuar shëndetin e saj.
“Me të parë gjendjen e pacientes, ekipa kujdestare e Klinikës së Pulmologjisë, ishte mobilizuar, dhe përmes aparaturës së bronkoskopisë, arrihet të largohet gjilpëra, që kishte shkaktuar vështirësi dhe pengesa në frymëmarrje”, thuhet në njoftim e ShSKUK-së.
Ekipi i mjekëve nga Klinika e Pulmologjisë, apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që mos të rrezikohet shëndeti, raporton rtk.