Qytetarët me kancer dhe sëmundje të rënda kronike ndihmohen me 250 euro në muaj
350 mijë euro është shuma e ndarë nga Komuna e Prishtinës për personat që vuajnë nga kanceri dhe sëmundjet tjera të rënda kronike.
Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku.
Sadiku ka thënë se ky vendim është marrë për t’u dalë sado pak në ndihmë qytetarëve të Prishtinës që vuajnë nga këto sëmundje të rënda.
Ai ka thënë se shuma që mund të përfitojë një qytetar është 250 euro në muaj, ndërsa e ka konsideruar të pamjaftueshëm buxhetin e ndarë.
“Ne e kemi ndarë një shumë ka qenë e rritur, 350 mijë sivjet shuma. Ne jemi munduar që me i përkrah sado pak personat që kanë sëmundje malinje dhe sëmundje të rënda kronike me komplikime dhe realisht është treguar që nevojat janë shumë të mëdha dhe ne prioritet u kemi dhënë personave me kancere të ndryshme, veçanërisht atyre me kancer të gjirit por edhe kancereve tjera dhe pastaj edhe sëmundje të rënda me komplikime të cilat i kanë pasur qytetarët”, ka thënë Sadiku, i cili ka konsideruar se ky buxhet është i pamjaftueshëm.