Rohde paralajmëron Kurtin: Nëse është e nevojshme vendet e rajonit do të ecin pa Kosovën në Procesin e Berlinit
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të enjten, ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor do të lëvizin pa Kosovën drejt bashkëpunimit rajonal, pas vizitës së “pasuksesshme” të emisarit të posaçëm gjerman, Manuel Sarrazin, në Prishtinë, në kuadër të përgatitjeve në prag të Procesit të Berlinit.
Kosovës i është kërkuar vazhdimit që të angazhohet urgjentisht dhe në mënyrë konstruktive në aktivitetet e bashkëpunimit rajonal dhe të respektojë obligimet që burojnë nga Marrëveshja për Tregti të Lirë (CEFTA) dhe nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA), duke hequr kështu edhe vendimin për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia nga viti i kaluar.
“Sarrazini vizitoi sërish Kosovën për t’i kërkuar Kurtit të bëjë kompromis për CEFTA-n, duke mundësuar liritë kyçe për qytetarët e Kosovës, duke zëvendësuar UNMIK-un dhe sjell Kosovën në bord – pa sukses. Nëse është e nevojshme, vendet e tjera të rajonit do të lëvizin pa Kosovën për momentin, për të ecur përpara drejt bashkëpunimin rajonal dhe Procesin e Berlinit”, ka shkruar Rohde.