Endrit Thaçi uron Xhakën që u nominua për ‘Topin e Artë’ me foto nga takimi me babanë e tij
Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endriti e ka uruar futbollistin Granit Xhaka që është nominuar për “Topin e Artë”.
Ai këtë urim e ka bërë përmes një InstaStory, duke publikuar një fotografi të Xhakës me ish-presidentin Thaçi.
“Një shqiptar i nominuar me çmimin prestigjioz Ballon d’Or. I pari shqiptar, lider i Kombëtares së Zvicrës, me një arritje të jashtëzakonshme në futbollin botëror. Urime”, ka shkruar Endrit Thaçi.