Trajneri i Spanjës para duelit me Serbinë: Ky ekip është i pangopur

Trajneri i Spanjës para duelit me Serbinë: Ky ekip është i pangopur

Kampionia në fuqi e Evropës, Spanja aventurën e re në Ligën e Kombeve e nis sonte në udhëtim tek Serbia.

Trajneri i ‘Furisë së Kuqe’, Luis De La Fuente, është shprehur optimist se të besuarit e tij, sezonin e ri në Ligën e Kombeve do ta nisin me fitore.

Sipas tij, futbollistët e skuadrës së tij, janë të pangopur. La Fuente futbollistët e Spanjës janë tejet të motivuar para duelit me Serbinë.

“S’ka kam dyshime, kjo skuadër është e pangopur. Ne duam të vazhdojmë të rritemi, kemi hapësirë ​​të mjaftueshme për përmirësim dhe ne besojmë se më e mira nuk ka ardhur ende”, ka thënë ai.

“Lojtarët janë shumë të motivuar. Nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë në një ndeshje, por nuk ka absolutisht asnjë mungesë motivimi. Ne duam të vazhdojmë të fitojmë”, ka pohuar La Fuente.

Ndeshja Serbi-Spanjë luhet në kuadër të Ligës A në Grupin 4 dhe fillon në orën 20:45.

Share This