Xhaka nominohet për çmimin prestigjioz ‘Topi i Artë’
Granit Xhaka është nominuar për çmimin prestigjioz të ‘Topit të Artë’, një arritje e jashtëzakonshme për mesfushorin shqiptar.
Mesfushori shqiptar i Bayer Leberkusenit, Granit Xhaka është nominuar për çmimin e ‘Topi i Artë’.
Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, me Leverkusenin sezonin e kaluar fitojë titullin e kampionit në Bundesligën gjermane, Kupën e Gjermanisë si dhe Superkupën e këtij shteti.
Ceremonia e ndarjes së ‘Topit të Artë’ do të mbahet më 28 tetor në Paris, ku do të mblidhen personalitete të njohura nga bota e futbollit për të nderuar më të mirët e vitit.
Xhaka për herë të parë bëhet pjesë e listës së kandidatëve për këtë çmim të rëndësishëm në futbollin ndërkombëtar.
Pjesë e kësaj listë janë top-lojtarët evropian përfshirë Vinicius Jr. i Real Madridit, Rodri i Manchester City-t dhe Jude Bellingham, që të gjithë janë konsideruar si favoritë për të fituar Topin e Artë.