Nesër tërhiqet shorti për edicionin e ri në elitën e basketbollit
Të enjten (5 shtator) nga ora 11:00 do të hidhet shorti për edicionin e ri në Superliga Meshkujt.
Shorti do të hidhet në prani të përfaqësuesve të klubeve të elitës.
“Ky edicion pritet të jetë edhe më interesant, duke marrë parasysh përforcimet e skuadrave të elitës. Edicioni i ri fillon më 14 shtator, kurse për herë të parë, ndeshjet finale të “Play-off”-it, do të zhvillohen me katër fitore, ku pritet garë shumë e ‘nxehtë’ për titullin e kampionit”, thuhet në njoftimin e FBK-së.
Kujtojmë se kampione në fuqi është Trepça.