Jakup Krasniqit i qeshet me përgjigjet e Imer Imerit në Hagë
Një moment interesant është parë në Hagë gjatë gjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Imer Imeri ka akuzuar Jakup Krasniqin se ka qenë i përfshirë në vrasjen e Xhevat Isufit, por një gjë e tillë më herët ishte demantuar nga djali i të njërit.
Më pas, kamera ka kapur momentin duke qeshur Jakup Krasniqi.
Pas kërkesës së avokates së Krasniqit, trupi gjykues ka pranuar si provë materiale deklaratën e djalit të Xhevat Isufit, i cili në një emision televiziv e kishte quajtur Imer Imeri gënjeshtar.