Produktet e duhanit tash e tutje me vërejtje për dëmet shëndetësore

Produktet e duhanit tash e tutje me vërejtje për dëmet shëndetësore

Të gjitha produktet e duhanit janë të obliguara të kenë vërejtet e kombinuara, të cilat paralajmërojnë për dëmet shëndetsore të duhanpirjes.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë për fillimin e zbatimit të udhëzimit administrativ për vërejtjet e kombinuara.

“Të gjitha produktet e duhanit që importohen apo prodhohen për tregun e Republikës së Kosovës duhet të përmbajnë fotografi me ngjyra ose ilustrime të tjera dhe të përmbajnë vërejtjet shëndetësore të përcaktuara në këtë Udhëzim Administrativ”, njofton MSH.

Vërejtjet shëndetësore do të shfaqen në paketimet e të gjitha produkteve të duhanit për tymosje, produkteve të duhanit që nuk tymosen, si dhe produkteve të reja të duhanit.

Share This